Analiza/ A mund të sjell humbjen e bastionit historik në Shkodër ndarja në dy kampe e demokratëve?

02/03/2022 22:53

Por duket se gara e vërtetë në Shkodër po zhvillohet mes së djathtës, zyrtarisht e përçarë.

“Të mos harrojmë se Voltana Adami, po konsumon një mandat të fituar nga një socialist. Kështu që Shkodra nuk është më bastion as i të djathtës së bashkuar jo më i të djathtës së ndarë” u shpreh Edlira Gjoni, analiste politike

Në prezantimet kandidatëve të tyre, qoftë Berisha, i cili në këto zgjedhje është futur me logon e Shtëpisë së Lirisë, qoftë kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha e kanë drejtuar retorikën ndaj njëri tjetrit dhe jo ndaj socialistëve.

“Shkodra ka ditur me zgjedh edhe kur e tradhëtuan. Kur Lulzim brava e dorëzoi, Voltana Ademi qëndroi e pamposhtur” u shpreh Sali Berisha, “Shtëpa e Lirisë”

Kjo situatë, i ka bërë optimist të majtët, të cilët shpresojnë që jo vetëm demokratët të konfuzohen nga logoja, por edhe çdo votë e ndarë mes së djathtës, i çon ata më afër fitores.

Se sa e rëndësishme është fitorja e Shkodrës për Shtëpinë e Lirisë, këtë e tregon edhe prezenca e Berishës në terren, përkrah Bardh Spahisë.
Që pas prezantimit të kandidatit të tij më 12 shkurt, Berisha është shfaqur disa herë në Shkodër në takime të ndryshme me intelektualët, ish të përndjekurit dhe banorët e njësive të ndryshme.

Doktori Bardh Spahiu, një emër mjaft i njohur për demokratët është i biri i mjekut të njohur Ali Spahia, dikur ish-nënkryetar i Partisë Dmeokratike dhe njeri i afërt i Berishës.

“Në një vit ne nuk mund të bëjmë gjithcka, por në një vit mund ta kthejmë Shkodrën në shtëpinë e të gjithëve. Çdo vendim që do të merret do të jetë transparent. Politika e dyerve të hapura”

Ish deputet për disa legjislatura, mjeku 46 vjeçar i shtëpisë së Lirisë në formularin e vetëdeklarimit ka shënuar se është hetuar nga prokuroria shkodër në korrik të vitit 2020, por çështja është pushuar në nëntor të po atij viti.

Spahia sqaron se ndaj tij janë marrë dy masa shtrënguese nga ana e organeve të drejtësisë, për veprën penale “mosbindje e urdhrit të policisë” më konkretisht detyrimin për tu paraqitur pranë organeve të drejtësisë dhe arrest shtëpie, por të dyja masat janë revokuar. Ai u shoqërua në polici në qershor të vitit 2019, pasi dyshohej se organizoi mbështetësit e tij të digjnin materialet zgjedhore në një prej KZAZ-ve të Shkodrës në procesin elektoral të bojkotuar aso kohe nga opozita.

Top Channel