Kujdestari vdes i shtypur nga elefanti, teksa e rrihte duke e urdhëruar “të ulej” (video-fotot)

02/03/2022 21:30

Në pamje shihen momentet shokuese kur një kujdestar kafshësh u shtyp aksidetalisht për vdekje nga një elefant, pasi teksa e godiste me kamzhik rrëshkiti dhe e gjeti veten poshtë kafshës gjigante.

Në video shihet 40 vjeçari Arun Panikkar, teksa lante elefantin për të cilin kujdesej  në qytezën Karappuzha në jug të Indisë.

Ai shihet që tenton të binte elefantin të ulej me qëllim t’i pastrojë kurrizin, por kafsha heziton.

Më pas kamerat e sigurisë tregojnë që Panikar mbetet i bllokuar poshtë elefantit masiv, i shtypur për vdekje megjithë përpjekjet e një tjetër burri që kërkon të lëvizë elefantin.

Rrjedhimisht ai përdor një shkop për të bërë kafshën të ngrihej në këmbë dhe më pas tërheq kujdestarin nga poshtë trupit të tij.

Por ishte tëpër vonë për përpejkjen dhe ekzaminimet treguan se Panikkar ishte vrarë në çast.

Hetimet vijojnë për tragjedinë e elefantit që zotërophej nga një bamirësi vendase.

FOTO GALERI
1/3
Kujdestari shihet që tenton të binte elefantin të ulej me qëllim t’i pastrojë kurrizin, por kafsha heziton.

Top Channel