Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës dhe derivateve të kësaj, pasojë kjo që u ndje edhe në Kosovë.

Kësisoj, qeveria mori vendim për caktimin e marzhit së fitimit për tregtarët e naftës, e gjithë kjo në emër të stabilizimit të tregut.

Sipas vendimit të Qeverisë, shitësve me pakicë të naftës dhe derivateve të saj iu është vendosur marzhi tregtar e fitimit prej 6%, ndërkaq shitësve me shumicë iu është vendosur marzhi tregtar prej 4%.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve, që sipas tyre ka rrugë të tjera më të përballueshme.

 “Vendimi të hiqet sepse nuk mund të zbatohet në mënyrën se çfarë duhet. Opsioni i dytë, vetë deponitë, importuesit thanë që 4% marzhi i fitimit është e lartë e të kthehet në 8 me dy, sepse po dëmtohet këta me pakicë”, thotë Fadil Berjani, kryetari Shoqatës së Naftëtarëve Kosovë.

Në tregjet me shumicë çmimi i naftës gjatë së martës ishte 1.25 ndërkohë që të mërkurën arriti në 1.35. Kështu, nafta në pikat e shitjes me pakicë kushton 1.42.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës të mbajnë në stoqet e tyre së paku 5% të kapaciteteve për qëllime të rezervave emergjente

Top Channel