Ukrainasit që po largohen nga lufta/ Kryeministri i Polonisë: Në kufi, po trajtohen të gjithë njësoj

02/03/2022 17:46

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki mbrojti vendin e tij përmes një deklarate, pas kritikave se rojet në kufi po trajtojnë në mënyrë të pabarabartë ukrainasit që duan të hyjnë në Poloni, për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre.

Polonia u shërben të gjithë njerëzve njësoj! Të gjithë njerëzve që ikin nga lufta kudo në botë dhe refugjatëve nga çdo vend i origjinës”, tha Morawiecki për mediet, nga kufiri i Polonisë me Ukrainën.

Po trajtojmë këdo me dinjitet dhe në mënyrë të njëjtë për të gjithë, sepse kështu duhet të jetë, tha kryeministri polak, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të mos bien pre  e manipulimeve dhe propagandës ruse.

Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Rojës Kufitare të Ukrainës, i tha CNN të hënën se pretendimet për ndarje në kufij janë të pavërteta dhe se rojet po punojnë nën presion të madh, por në mënyra ligjore.

Që nga 24 shkurti, më shumë se 453.000 njerëz që kanë kaluar kufirin nga Ukrainas në Poloni, sipas Gardës Kufitare të Polonisë.

Top Channel