“Do t’i shtrëngojmë lakun”/ Johnson: Veprimet e Putinit do të konsiderohen krime lufte

02/03/2022 15:13
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha këtë të mërkurë se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, do të konsiderohen si krime lufte.

Nga regjimi i Vladimir Putin kemi parë përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm, sipas mendimit tim, tashmë cilësohen plotësisht si një krim lufte,” tha ai në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson tha gjithashtu se Putini e kishte “llogaritur keq” përgjigjen ukrainase.

Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij,” tha kryeministri britanik.

Nëse Putini dyfishohet, do të bëjmë edhe ne, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë të shtrëngojë lakun rreth regjimit të Putinit”.

Top Channel