Ofruesi i Shërbimeve të Investimeve: Aksionet ruse po bëhen “të pa investueshme”

03/03/2022 09:18

Ofruesi i shërbimeve të investimeve MSCI po nxjerr Rusinë nga indekset e saj të tregjeve në zhvillim dhe tani po e quan vendin një treg “të pavarur”.

Firma tha të mërkurën se aksionet ruse ishin “të pa investueshme”, bazuar në reagimet nga “një shumicë dërrmuese” investitorësh dhe menaxherësh të aseteve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Duke filluar nga e mërkura e ardhshme, të gjithë indekset ruse do të riklasifikohen, shtoi MSCI.

Lëvizja flet për atë se sa e izoluar po bëhet Moska ndërsa vazhdon të përballet me valë të reja sanksionesh ndëshkuese.

Të mërkurën, FTSE Russell, një tjetër ofrues i indeksit nën Bursën e Londrës, tha gjithashtu se do të shkurtojë Rusinë nga të gjithë indekset e saj të aksioneve të gjurmuara gjerësisht nga java e ardhshme.

Top Channel