Modelja ukrainase e Playboy dërgon mesazh mbështetje për trupat në frontin e luftës (fotot)

02/03/2022 18:59

Modelja mahnitëse ukrainase e revistës Playboy, Dasha Astafieva postoi sot mesazhin e saj të mëbshtetjes për trupat ukrainase që po rezistojnë kundër ofensivës së ushtrisë ruse.

Brunia thotë se është ende në Kiev duke transmetuar nga strehimi i shtëpisë së saj.

Dasha ka më shumë se 500,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe flet rregullisht në llogaritë e saj për tmerret e luftës duke dhënë mbështetje për ushtarët ukrainas.

36-vjeçarja thotë në një prej tyre: “Nuk është e mundur të gjesh fjalët e duhura, por sot ne po kërkojnë ndihmë nga të gjitha ata që flasin gjuhën e paqes. Falemnderit luftëtarëve tanë për kurajon dhe forcën! Ne besojmë dhe presim, dhe do t’ia dalim mbanë!”

Në një tjetër postim Astafieva tha se bashkë me familjen gjenden ende në kryeqytetin ukrainas dhe nuk do të largohen prej andej.

“Duhet të mendojmë për paqen në zemrën e secilit prej nesh. Unë me familjen jemi në Kiev.”

Modelja e Playboy shtonte se “po transmetojmë nga bodrumi bashkë me vëllanë dhe të gjithë qentë”.

Në postim ajo përshkruante gjendjen e strehimit dhe ata që jetonin në ndërtesë: “Në hyrjen tonë ka njerëz nga tre apartamente. Në strehim jemi ne dhe familja që jeton sipër nesh. Në një tjetër apartament ksihte nejrz të moshuar që kishn probleme me ecjen, ata zgjodhën të qëndrojnë në shtëpi, por ne jemi në kontakt me ta”.

Modelja shkruante më tej: “Jam mirënjohëse për të gjithë ata që nuk braktisën vendin dhe e duan atdheun”.

FOTO GALERI
1/5
Modelja mahnitëse ukrainase e revistës Playboy, Dasha Astafieva postoi sot mesazhin e saj të mbështetjes për trupat ukrainase

Top Channel