Lufta vazhdon/ Në të gjithë Ukrainën priten reshje të dendura bore

02/03/2022 16:07

Reshje të dendura bore parashikohet të bien në pjesën më të madhe të Ukrainës gjatë dy ditëve në vijim, duke vështirësuar situatën në vend.

Aktualisht po bie borë e lehtë në disa pjesë të vendit, ndërsa pritet borë e madhe ditën e nesërme. Kushtet atmosferike do të sjellin sjellin borë të dendur dhe temperatura të ulëta të enjten dhe të premten, duke zgjatur deri të shtunën.

Qytetet kryesore që do të preken janë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.

Përveç borës, në të gjithë rajonin gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë erëra të përhapura me shpejtësi 40-50 km/h.

Vranësirat do të mbeten gjithashtu të dendura në pjesën më të madhe të vendit të paktën në tre ditët në vijim.

Top Channel