Ditën e diel të 6 marsit, shkodranët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të bashkisë. Janë rreth 170 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtën e votës ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën edhe përgatitjet e fundit përpara këtij procesi.

Problemeve me largësinë e madhe dhe mungesës së rrugës në Dukagjin, tashmë i shtohen edhe kushtet atmosferike. Në disa zona ka prezencë të madhe dëbore dhe janë pa energji elektrike.

Shkodra pritet të këtë një garë të fortë në këto zgjedhje. Bastioni demokrat është i përçarë nga kandidimi në dy kampe mes Bardh Spahisë me “Shtëpinë e Lirisë” dhe Xhemal Bushatit nën siglën e Partisë Demokratike ndërsa në krahun tjetër socialistja Majlinda Angoni tenton të përfitojë nga kjo përplasje brenda demokratëve për të marrë për herë të parë këtë bashki.

 

 

Top Channel