Ftesë në 5/ ‘Live’ nga bodrumi, çifti ukrainas puthet mes lotësh për t’i dhënë forcë njëri-tjetrit

02/03/2022 18:29

Një çift ukrainas u bë pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, përmes një lidhje ‘Skype’ nga bodrumi ku po strehoheshin.

Banorë të qytetit të Kharkivit, një prej zonave më të nxehta të luftës në Ukrainë aktualisht, ata rrëfyen se lanë shtëpinë për shkak të rrezikut.

Edhe pse të lodhur e të frikësuar, çifti nuk u ankua për jetën në bodrum.

Ata thjesht uruan që të jenë të sigurt me shpresën që lufta do të marrë fund shpejt.

Të pyetur nga Bieta se ku e gjejnë forcën në këtë situatë të jashtëzakonshme, ata u përqafuan dhe shkëmbyen puthje duke e dhënë përgjigjen në formën më emocionuese.

Top Channel