Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu njoftoi 7 qershorin si datën e zgjedhjeve të pazakonta në Kosovë. Vendimi u dha pas konsultimeve që Haxhiu mbajti me partitë politike në vend. “Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor” Vendimi i Presidentes në detyrës dhe kryetares së Kuvendit të shpërndarë tashmë vjen pas dështimit për zgjedhjen e pasuesit të Vjosa Osmanit në Presidencë.