Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese e detyrës së kryetares për këtë subjekt politik. Lajmi është konfirmuar nga zërat brenda vetë partisë, për mediat në Kosovë. Këto zhvillime në PDK vijnë pas dorëheqjes së kryetarit, Bedri Hamza, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Gjatë një konference për media, ai tha se nuk po jep dorëheqje nga PDK-ja, por vetëm nga pozita e kryetrarit.