Top News – I kujt është deti Egje. Turqia dhe Greqia i fryjnë zjarrit, polemikat nuk ndalen
31/08/2026 13:45

Periudha e qetësisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë duket se ka marrë fund. Pas afrimit mes dy vendeve pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë në shkurt të vitit 2023 dhe nënshkrimit të Deklaratës së Athinës në dhjetor të po atij viti, tensionet e vjetra në Detin Egje po rikthehen në qendër të marrëdhënieve dypalëshe. Shkaku i përplasjes së re është shpallja nga Turqia, më 15 gusht, e dy zonave të mbrojtura detare në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Njëra prej tyre shtrihet në zonën detare mes ishujve grekë Limnos dhe Samothraki, ndërsa tjetra ndodhet në lindje të Rodosit. Athina reagoi menjëherë, duke e cilësuar këtë veprim si të paligjshëm. Ministria e Jashtme greke deklaroi se shpallja e zonave të mbrojtura në hapësira që ndodhen jashtë ujërave territoriale turke nuk prodhon asnjë efekt juridik. Edhe kryeministri grek ka theksuar se Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët, por ka bërë të qartë se Athina është e gatshme të mbrojë zonat që konsideron nën sovranitetin e saj. Në thelb të përplasjes qëndron mosmarrëveshja shumëvjeçare mes dy vendeve për kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia kanë pretendime të kundërta për zonat ekonomike ekskluzive, të drejtat e peshkimit dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Megjithëse, në sajë të faktit që disa zona te reja janë shpallur si “parqe detare”, Athina ka shprehur hapur dyshimin se pas kësaj nisme fshihet një strategji më e gjerë e Ankarasë për të forcuar pretendimet e saj në hapësirat e kontestuara. Në Greqi ekziston shqetësimi se kjo lidhet me doktrinën turke “Mavi Vatan”, ose “Atdheu Blu”, përmes së cilës Turqia kërkon një rol dhe kontroll më të madh në zona të Detit Egje dhe Mesdheut Lindor. Ankaraja vë në diskutim kufijtë detarë dhe të drejtat që Greqia dhe Qiproja pretendojnë mbi zonat e tyre ekonomike.

Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10