Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste televizive, kanë deklaruar se serbët dhe të krishterët në Kosovë janë të rrezikuar, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja që të ndërhyjnë lidhur me situatën në veri të vendit. Vuçiç tha se ka frike për për atë që, sipas tij, mund t’u ndodhë serbëve dhe të krishterëve në Kosovë pas ndryshimit të masave të sigurisë në Urën e Ibrit në Mitrovicë. Sipas presidentit serb, hapja e urës për qarkullim të automjeteve mund të rrezikojë popullsinë serbe në veri. Vuçiç ka pretenduar se situata mund të përshkallëzohet dhe se do t’u kërkojë ndihmë liderëve amerikanë dhe evropianë.