Dënimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nga gjykata e Shkallës së Partë të Hagës, ka kënaqur pa masë vetëm një shtet: Serbinë. Dhe tani ata që vranë e kryen masakra mbi popullin shqiptar të Kosovës, sot janë ulur në karrige e po bëjnë viktimën, duke akuzuar ish-krerët e UÇK për masakra e nga ana tjetër duke fajësuar ndërkombëtarët se nuk po reagojnë për episode e dhunës të regjistruara para zyrave të EULEX. Vuçiç, tashmë me trofeun bërë dhurata nga gjyqtarët e Hagës, doli në konferencë dhe u shpreh I pakënaqur me argumentin se dënimi duhet të ishte më I madh pasi nuk u përfshinë disa nga akuzat e pretenduara nga serbët.