Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka debatuar me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, duke i kërkuar të tërheqë fjalën pasi gjatë propozimit të Sllavko Simiç si kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, tha se po e propozonte në “në emër të popullit serb”. “Ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92 për qind janë shqiptar, 4 për qind serb, dhe 4 për qind nga komunitetet tjera jo shumicë. Prandaj, një deklarim i tillë është i papranueshëm. Dhe unë menjëherë ju ftoj që të merrni fjalën dhe të tërhiqni atë deklarim që është në kundërshtim me kushtetutën”