Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiç, i dënuar në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vuçiç deklaroi se ditën kur Mladiç do të varroset në varrezat e Beograd, ai do të jetë në një takim zyrtar me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, vizita e të cilit, sipas tij, ishte planifikuar prej katër muajsh. “Kam një vizitë zyrtare të presidentit të Uzbekistanit gjatë gjithë ditës të hënën dhe të martën, të planifikuar katër muaj më parë”, u tha Vuçiç gazetarëve, kur u pyet nëse do të merrte pjesë në funeral.