Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka rikthyer retorikën e tij të ashpër ndaj Greqisë, duke i bërë thirrje Athinës zyrtare që të ndalojë armatosjen e ishujve të Egjeut me status të çmilitarizuar. Pas Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan deklaroi se Turqia dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë, por theksoi se Ankaraja nuk do të lejojë që të shkelen të drejtat e saj.