Një ngjarje e rëndë dhe e përgjakshme tronditi të hënën Malin e Zi, ku një 30-vjeçar rus dyshohet se hyri me forcë në një poligon qitjeje në Danilovgrad dhe hapi zjarr ndaj tre punonjësve. Pas sulmit, ai u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur, duke shkaktuar një operacion të gjerë policor për kapjen e tij. Viktimat e sulmit janë 20-vjeçari Nemanja Kapor, 24-vjeçari Petar Globarević dhe 67-vjeçari Momir Radonić. Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka” në Danilovgrad.