Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ku ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli në konferencë për mediat. Ai u shpreh i pakënaqur për këtë vendim sepse sipas tij nuk u dënuan për krime kundër njerëzit. Gjatë fjalës së tij Vuçiç ‘kishte studiuar’ të gjitha reagimet e zyrtarëve të lartë nga rajoni. Vuçiç tha se e kishte planifikuar deklaratën e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni.