“Ju gjurmon, ju ndjek pas dhe zgjedh objektivin”, kështu i ka përshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dronët që planifikohen të prodhohen në këtë shtet në bashkëpunim me kompaninë izraelite, Elbit Systems. Vuçiç tha se Serbia do të ketë gjysmën e pronësisë në kompaninë e përbashkët, e cila, sipas tij, duhet të nisë punën në shtator.