Partia Progresive Serbe (SNS) ka propozuar njëzëri Aleksandër Vuçiçin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të SNS-së në Nish. Vuçiç pritet të jetë gjithashtu bartësi i listës zgjedhore të koalicionit me emrin “Vuçiç – Serbia e Bashkuar”. Gjatë fjalimit të tij, presidenti serb u ndal gjatë te çështja e Kosovës, e cila mbetet një nga temat kryesore të debatit politik në Serbi.