Policia greke ka shpallur në kërkim, Alket Rizain, ish-bashkëpunëtorin e të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu. Sipas autoriteteve greke, Rizai duhet të ishte paraqitur në burgun Dhomokos mëngjesin e kësaj të hëne në orën 08.00 pasi i mbaronte leja e posaçme. Policia thotë se mungesa e Alket Rizait vjen dy ditë pas një incidenti të regjistruar në një lokal, ku ai u identifikua nga kamerat e sigurisë se është përfshirë në një konflikt me badigardët e një prej lokaleve.