Top News – Autori me 200 km në orë…! Rrezikon nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie
25/06/2021 18:55

Policia ka vënë në pranga drejtuesin 22 vjeçar të automjetit tip “Audi”, i cili shkaktoi humbjen e menjëhershme të jetës së katër pjesëtarëve të familjes Gushi në aksin rrugor Fier-Vlorë. Shpejtësia mbi çdo normë të lejuar e “Audit” luksoz të Igli Madanit, bëri që ky i fundit të humbte kontrollin e automjetit duke u përplasur me makinën tip “Toyota” të familjes Gushi, e cila sapo ishte kthyer për pushime nga Greqia. Pushimet u kthyen në tragjedi për prindërit dhe dy fëmijët e mitur të familjes Gushi, të cilët humbën jetën në mënyrë të menjëhershme në vendngjarje. Igli Madani, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5 deri në 20 vite burg. Sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë, në nenin 290 të tij, thuhet se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. Lajmi i trishtë mëngjesin e kësaj të premteje, tronditi mbarë opinionin publik dhe i ktheu dhe njëherë sytë e policisë së shtetit dhe figurave publike tek rritja e masave dhe burimeve njerëzore për të garantuar sigurinë e shoferave në akset rrugore.

Top News – Reforma kalon me 85 vota në Kuvend. Rama-Mos bëni asnjëherë hesapet e PS pa hanxhinë!
09/10 10:23
Top Chanenl/ Aksident në aksin Sarandë-Skëficë, dy automjete përplasen pranë hyrjes së tunelit
09/10 09:48
Top Channel/ Këputet fidri i tensionit në Lezhë dhe bie mbi banesa, digjen pajisje shtëpiake
09/10 09:39
Top Channel/Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës, gurë në rrugë dhe mjegull në qytet
09/10 09:18
Top Channel/ Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
09/10 09:10
Top Channel / Kushner reagon për Zvërnecin: Shqiptarët do të jenë krenarë
08/10 23:58
Top News- Vezë, domate dhe gurë drejt efektivëve, reagon policia: Janë shoqëruar 8 protestues
08/10 22:07
Top Channel/ Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave
08/10 20:09
Top News – Exchange pa licencë. Aksion në Fier, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
08/10 19:58
Top Channel/ Këmbimi valutor pa licencë nga BSH, 11 në arrest shtëpie në Fier, 3 detyrim paraqitje
08/10 19:55
Top Channel/ Incidentet në protestë, policia përdori spraj, disa protestues në spital
08/10 19:41
Top Channel/ Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
08/10 19:27
Top News- Blindohet Parlamenti, policia masa të forta për të ndaluar protestuesit
08/10 19:05
Top News- “Shpejt fike…” Nuk ndalen zjarret e vjeshtës, flakët përfshijnë Gjirokastrën
08/10 19:01
Top Channel/ Nis protesta pranë Kuvendit, uniformat blu në terren
08/10 18:31
Top Channel/ “Flini nëpër hotele 15 mijë euro”, protestuesit Rr. Elbasanit, policia bllokon rrugën
08/10 18:29
Top Channel/ GJKKO “fali” për 1 vit Greta Gjocin, me foshnjën në krahë largohet nga burgu i Pojskës
08/10 17:49
Top News- BE nuk fshihet më për ‘Specialen’ / Shmang gjuhën diplomatike, kundërshton ndryshimet
08/10 17:12
Top Channel/ “Asnjë bashki nuk është pro kësaj reforme”, Ndoja: Votoni kundër
08/10 17:08
Top Channel/ “Bashkitë nuk kanë pengesa për…”/ Mazniku replikë, Braçe vendos duart në kokë
08/10 16:55