Një tragjedi e rëndë ka tronditur rajonin e Gjilanit, në Kosovë ku një 65-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe mbesës së tij foshnjë vetëm 3-muajshe. Trupat e pajetë të dy viktimave u gjetën mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:47, brenda një shtëpie në fshatin Demiraj të Gjilanit. Raportohet se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën banesë.