Qeveria ka hedhur një tjetër hap me synimin e rritjes së transparencën dhe besimin e qytetarit tek shteti. Kjo përmes “Pasqyrë Albania” të cilin kryeministri e vlerësoi si një projekt të rëndësishëm. Një hapësirë e veçantë është edhe “Flamingo Mirror”, “Pasqyra e Flamingos” e dedikuar për projektet me rëndësi të veçantë dhe çështjet me interes të lartë publik, duke ofruar informacion transparent përballë pretendimeve dhe dizinformimit.