Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po ua vështirëson qytetarëve të Mitrovicës përballimin e shpenzimeve të përditshme, veçanërisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Ata thonë se pensionet dhe pagat nuk mjaftojnë për nevojat e tyre, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile dhe vlerësojnë se gjendja rëndohet edhe nga papunësia, pagat e ulëta dhe mundësitë e kufizuara për punësim. Ahmeti: Pensionet i kemi shumë të vogla, kurse çmimet janë të larta “Çmimet janë shumë të larta, ndërsa pensionet dhe rrogat nuk janë të mëdha. Pensionet i kemi shumë të vogla, kurse çmimet janë të larta. Për ne nuk po interesohet askush. Ai që ka fëmijë e ka edhe më vështirë, ndërsa ai që nuk ka fëmijë po kapërcen disi”