Kremlini ka dhënë një sinjal të ri për mundësinë e rifillimit të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës. Këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, deklaroi se Vladimir Putin do t'i përgjigjej një telefonate nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëse ky i fundit do të kërkonte kontakt. “Besoj se ai do të përgjigjej, sigurisht. Putini nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet”, deklaroi Ushakov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Megjithatë, Moska duket se ka një ide të qartë për mënyrën se si duhet të zhvillohen negociatat e ardhshme.