Ish-kreu i Policisë së Shtetit në Itali, Gianni De Gennaro është gjetur i pajetë në banesën e tij në një fshat të Toskanës. Mediat italiane raportojnë se paraprakisht dyshohet se 78 vjeçari është vetëvrarë. De Gennaro ishte nën hetim për dyshimet mbi pengimin dhe devijimin e hetimeve lidhur me atentatin mafioz ndaj gjyqtarit Paolo Borsellino, një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e luftës kundër mafies italiane.