Estonia do të mbyllë kalimet kufitare rrugore me Rusinë për arsye sigurie për të paktën gjashtë muaj, ka njoftuar qeveria e vendit baltik, duke nxitur një paralajmërim nga Moska se do të përgjigjet me masa politike dhe diplomatike. Mbyllja e kufirit pritet të fillojë më 1 dhjetor. Ministri i Brendshëm Estonez Igor Taro gjatë një konferencë për shtyp deklaroi se kjo masë do të ndihmonte në kontrollin e situatës së sigurisë dhe se do të kufizonte aftësinë e Rusisë për të organizuar sulme të mëtejshme.