Për Sali Berishën, zhvillimet politike në Tiranë dhe Beograd janë të ngjashme me ‘Pranverën Arabe’. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët, kreu demokrat, theksoi se ndryshimet në Serbi kanë shkaktuar tronditje në Tiranë, duke e lidhur këtë zhvillim me situatën politike të kryeministrit Edi Rama. Ndryshime të cilat sjellin ndërmend Pranverën Arabe, pasi në Beograd një autokrat i lidhur me krime lufte, gjenocid, me vrasje, u përmbys në Serbi dhe një elitë e re politike erdhi në pushtet, erdhi në fuqi.