Një aksident me disa mjete të përplasjes në seri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë Lushnje. Aksidenti që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Një drejtues mjeti nga tre të përfshirë në aksident ka përfunduar në spitalin e Lushnjës me lëndime të shumta dhe po merr ndihmën mjekësore dhe konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.