Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar kritikat e Partisë Demokratike lidhur me ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke mohuar se bizneset e vogla do të përballen me një barrë të re prej 21% TVSH-je. “Jo, biznesi i vogël nuk do të paguajë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; as 21%! T’u themi njerëzve dhe biznesit të vogël të vërtetën”, shprehet Braçe, duke iu përgjigjur kështu akuzave të PD-së.