Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. Ky proces, i cili konsiderohet gjerësisht si një referendum mbi dy vitet e para të mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump, pritet të riformësojë plotësisht balancën e pushtetit në Uashington dhe të përcaktojë fatin e axhendës së tij politike deri në vitin 2028. Në lojë janë të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit, si dhe 36 poste guvernatorësh anembanë vendit.