Serbia zë vendin e parë për sasinë e importit të drithëravë në vendin tonë. Më shumë se 60 % e grurit për konsum human si vend origjine ka këtë shtet. Abdyl Sinani, me një eksperinecë 40 vjeccare në sektorin e drithërave thotë se problemi I grurit nuk qendron tek origjina, por cilësia që zgjedhin fabrikat e vendit tonë. Për të rritur fitimin e tyre këta tregtarë blejnë grurë më përqindje të ulët të glutenit dhe proteinave. Ky mielli I lirë më pas shpërndahet tek furrat e bukës, të cilat me miellin e biskotave përgatisin bukën e shqiptarëve.