Top Channel/ Islanda i thotë “Jo” hyrjes në BE/Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten në qendër të zgjerimit
30/08/2026 14:33

Islanda i ka mbyllur derën negociatave me Bashkimin Europian, të paktën deri në vitin 2028. Rezultati përfundimtar i referendumit tregoi se 52.8 për qind e qytetarëve votuan kundër rifillimit të bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa 47.2 për qind u shprehën pro. Pjesëmarrja arriti në 82.5 për qind, duke dëshmuar ndarjen e thellë të vendit përballë çështjes europiane. Referendumi nuk vendoste anëtarësimin e menjëhershëm, por vetëm rifillimin e negociatave të pezulluara në vitin 2013. Edhe në rast fitoreje të kampit “Po”, çdo marrëveshje përfundimtare me Brukselin do t’i nënshtrohej një referendumi të dytë. Kryeministrja socialdemokrate Kristrún Frostadóttir, e cila mbështeti afrimin me BE-në, ka premtuar ta respektojë rezultatin dhe të mos e rikthejë çështjen në agjendë gjatë mandatit të saj, që përfundon në vitin 2028. Peshkimi, sovraniteti dhe kontrolli mbi burimet natyrore përcaktuan rezultatin. Rreth 90 për qind e kompanive të industrisë së peshkimit kundërshtojnë anëtarësimin, nga frika se rregullat europiane do të cenonin kontrollin ekskluziv të Islandës mbi ujërat dhe kuotat e saj. Për Brukselin, rezultati është një goditje politike dhe strategjike. BE-ja humbet mundësinë për të afruar një vend të pasur, që do të kontribuonte në buxhetin e përbashkët, si dhe për të zgjeruar praninë në rajonin gjithnjë e më të rëndësishëm të Arktikut. Një anëtarësim islandez mund të kishte ndikuar gjithashtu në debatin e brendshëm të Norvegjisë për raportet me Unionin. Ndikimi mbi Ballkanin Perëndimor është kryesisht politik, jo procedural. Brukseli shpresonte ta përdorte Islandën si shembull të një zgjerimi pozitiv dhe për ta bërë më të pranueshëm anëtarësimin e vendeve më të varfra, veçanërisht të Malit të Zi. Në qarqet europiane ishte diskutuar edhe mundësia e një pakete Islandë–Mal i Zi për vitin 2028, ku kontributi financiar islandez do të balanconte fondet që do të përfitonte Podgorica. Ky skenar tani bie. Megjithatë, procesi i Malit të Zi nuk bllokohet. Podgorica mbetet kandidatja më e avancuar, me të 33 kapitujt e hapur dhe 18 të mbyllur përkohësisht. As për Shqipërinë nuk ka pasoja juridike të drejtpërdrejta. Tirana i ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka nisur mbylljen e tyre. Ritmi do të vazhdojë të përcaktohet nga reformat dhe shteti ligjor. Por politikisht, vota islandeze i jep argumente kundërshtarëve të zgjerimit. Nga ana tjetër, ajo mund ta shtyjë Brukselin të kërkojë një sukses tjetër për të dëshmuar se zgjerimi mbetet i gjallë. Kjo i vendos Malin e Zi dhe Shqipërinë edhe më shumë në qendër të projektit të ardhshëm europian.

Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34