Instituti i Shëndetit Publik publikon protokollin për votimet e 25 prillit. Sallat e votimit rekomandohen që të jenë në katin e parë, dhe të kenë hyrje dhe dalje të veçantë me qëllim shmangien e grumbullimeve. Maska është e detyrueshme, teksa kutitë e votimit dhe dhomat e fshehta duhet të vendosen 2 m larg komisionit. Këto janë masat për të cilat nuk do të tolerohet në asnjë rast, ndërkohë që janë publikuar tashmë edhe rregullat dhe ka një kontakt me autoritetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.