Top News – Zgjedhjet, OK edhe nga Asambleja e KiE/ ‘Paqartësitë nuk cënuan legjitimitetin e tyre’
21/06/2021 20:07

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka diskutuar këtë të hënë zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas deputetit Arlind Çarçanit, që është përfaqësues i Shqipërisë në këtë Asamble zgjedhjet vlerësohen si më të mirat të organizuara ndonjëherë në vendin tonë. Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë ku në Asamblenë e Këshillit të Europës po raportohet mbi Zgjedhjet e 25 Prillit të mbajtura në Shqipëri. Deputeti i opozitës parlamentare thotë se zgjedhjet u vlerësuan madje edhe nga kreu i grupit parlamentar të së djathtës në këtë Asamble, Aleksander Pociej. Delegacioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të Kuvendit arriti në përfundimin se Zgjedhjet Parlamentare u karakterizuan nga fushata të gjalla dhe gjithë përfshirëse falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore. Delegacioni vëzhgues i Asamblesë vuri në dukje se ditën e zgjedhjeve, në shumicën e qendrave të votimit të vizituara nga anëtarët e delegacionit, procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe procedurat ndiqeshin në përgjithësi. Delegacioni ynë vuri në dukje se zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në Qershor 2020 e cila u pasua nga një reformë zgjedhore. Sipas vëshguesve të KiE korniza ligjore është një bazë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, me përjashtim të disa paqartësive që janë vërejtur. Delegacioni vëzhgues i KiE përbëhej nga 20 anëtarë dhe mbërriti në Shqipëri më 21 prill dhe mbylli misionin më 26 prill. Delegacioni i Asamblesë u nda në 11 ekipe dhe vëzhgoi proçesin e votimit në një numër vend votimesh në Tiranë, kryeqytetin dhe rrethinat e saj, si dhe në Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshat.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15