Top News – Zbulohet abuzimi me fondet e trojet/ Ja kush janë zyrtarët e denoncuar nga KLSH
13/05/2021 19:51

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas verifikimit të një sërë dokumentesh, ku rezultoi se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndikuar në kryerjen e veprimeve abuzime, duke mashtruar me pronat publike dhe financat e shtetit. Një prej detyrimeve ligjore për Kontrollin e Lartë të Shtetit është edhe auditimi i institucioneve shtetërore që operojnë me fondet e qeverisë. Për këtë në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë iShtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale. Pas hetimit financiar në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, rezulton se nga Bashkia Sarandë janë shitur dhe kaluar troje e prona në pronësi të personave privatë. Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit. Përbec këtij rasti, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentuan shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve në Rajonin Verior të Shkodrës, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër. Për të dy këto raste, Kontrolli i lartë i Shtetit i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48