Pas drejtorit të hekurudhës shqiptare, Ergys Versho, një sërë drejtuesish të tjerë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, në përputhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama. Burime thonë se Besmir Beja, drejtori i përgjithshëm i doganave u largua nga kjo detyrë, të cilën e ushtroi për dhjetë muaj. Të njëjtin veprim kanë kryer edhe drejtori i përgjithshëm i tatimeve, Ilir Binaj dhe ai Qëndrës Kombëtare të Biznesit, Etugert Llazi.