Riparime vetjake, xhama ende të thyer, fasada të fortifikuara kjo është pamja që ofrohet në rrugët kryesore pranë qendrës së Tiranës. Bizneset nga dita në ditë vijojnë të përballen me pasojat që protestat e zhvilluara po krijojnë te këto subjekte që tashmë e ushtrojnë aktivitetine tyre pak ose apak. “Është një pasojë e indiferentizmit që nuk ju përgjigjën në kohë protestave. Agresiviteti si pasojë e shkatërrimit të bizneseve ka probleme serioze. Fillimisht efekti direkt është si do zgjidhe tproblematika e dëmeve vetëm në sistemin bankar janë dëmtuar 38 sportele bankash kemi me dhjetra qindra biznese qoftë të rrugës durrësit kavajës por dhe kioskat e vogla që mbahen shumë familje.” Për këto biznese të prekura bilanci i dëmeve nga protestat arrin në vlerën e 2.15 milionë eurove. Ende nuk ka filluar një verifikim për dëmet e konsiderueshme të mbi 40 filialeve bankare apo edhe më shumë bankomateve apo bizneseve të tjera të mëdha. Për ekspertët e tregut këto dëme mund të kenë pasoja të konsiderueshme, veçanërisht për bizneset e vogla dhe familjet që sigurojnë jetesën përmes tyre.