Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10/2026 15:53

Me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula ka kthyer për rishqyrtim në kuvend, ligjin e ndryshuar për Dhomat e Specializuara. PDK-ja ishte sponzorizuese e këtyre ndryshimeve dhe kërkesa që të rikthehet ligji ka shkaktuar trazira brenda partisë.Përparim Gruda, deputetit i PDK-së, përmes së cilit u shtynë përpara ndryshimet ligjore në një reagim tha se “ligji nuk ka asnjë gabim”.“Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të”, tha deputeti.Përparim Grudës i ka dhënë mbështetje Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit.“Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe të ka rëne hise të durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar! Edhe bëhu gati për garë”, ka shkruar Behramaj, duke lënë të kuptohet që Gruda mund të kandidojë për kryetar të PDK-së.Partia e dytë në Kuvend, dy ditë më parë mbeti pa drejtues, pasi Bedri Hamza dha dorëheqjen dhe PDK-ja po bëhet gati për zgjedhjet e brendshme.Por kërkesa për kthimin e Ligjit të ndryshuar për Specialen, ka nxitur edhe reagime nga anëtarët e tjerë të partisë. Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoi dorëheqjen e gjithë kryesisë së partisë, duke thënë që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk luhet për interesa politike.“Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00. Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, shkroi Haxhiu në reagimin e tij, pasi PDK-ja kërkoi kthimin e ligjit për rishqyrtim.Si lojë politike këtë kërkesë të PDK-së e ka parë edhe Adem Grabovci, ish-shef i GP parlamentar i partisë. “Kush nuk është për beteja të rënda politike, le ta lirojë rrugën. Çlirimtarët nuk janë monedhë për kusure e pazare politike”, ka shkruar ai. Ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratuan në Kuvend të Kosovës më 6 tetor.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38