Urdhri i Edi Ramës për shkarkimin e drejtorëve të institucioneve kryesore në vend prek deri në 130 poste. Burime nga Kryeministri thanë për Top Neës se veç drejtuesve të institucioneve në nivel qendror preken edhe drejtorët rajonalë në varësi të tyre. Por, theksojnë burimet, nuk bëhet fjalë për largim automatik të tyre pasi drejtorët që janë aktualisht në detyrë mund të marrin pjesë në konkursin që do të realizohet për çdo post dhe ta fitojnë sërish atë.