Dhjetëra pisha shumëvjeçare janë prerë në territorin e fakultetit të Shkencave të Natyrës në universitetin e Korçës. Ky veprim ka ngjallur shqetësim te qytetarët dhe aktivistët lokalë, ndonëse po priten për t’i hapur rrugë ndërtimit të Liceut Francez në Korçë. Hapësira e mbushur me pisha në këtë zonë është konsideruar pjesë e mushkërisë të gjelbër të qytetit por që tani rrezikon të zhduket. Leonard Olli, përfaqësues i shoqërisë civile ka ngritur shqetësimin se u gjithë ky proces po ndodh pa asnjë lloj transparence dhe pa tabelë treguese projekti, ndërsa e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një masakër të pastër mjedisore.