Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me forcat e rendit, por mjaftueshëm sa për të tërhequr vëmendjen e medias dhe për të mbajtur në gatishmëri një numër policësh. Thirrjet sporadike ishin kryesisht për organizimin e tubimit të kësaj të shtune, që sipas organizatorëve do të jetë protestë kombëtare dhe pritet mbështetja e diasporës.