Aktivitetet kulturore janë ndikuar nga protestat që u përshkallëzuan me përplasje të dhunshme në Tiranë. Të paktën deri në fund të muajit, kalendari artisik në institucionet kulturore të kryeqytetit ka ndryshuar. Disa shfaqje janë anuluar, ndërsa për disa të tjera, teatrot kanë njoftuar data të reja. Teatri i Kukullave ka ulur perdet e skenës që argëton të vegjëlit që prej datës 15, ku disa protestues qëlluan me gurë drejt godinës, duke thyer dritaret. "Aventurat e Ëinnie Pooh" nuk u shfaq për fëmijët, por teatri njoftoi prindërit se biletat mbeten të vlefshme për të njëjtën shfaqje në javët në vijim. Edhe Cirku Kombëtar që shfrytëzon sallën e Teatrit të Kukullave, ka anuluar performancat.