1.2 MLN SHTETAS VIZITUAN SHQIPËRINË NË SHTATOR, RRITJE ME 2.1% Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje të ngadaltë. Edhe muaji shtator që zakonisht shënon fundin e sezonit veror nuk solli një përshpejtim të ndjeshëm të flukseve turistike. Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me vetëm 2.1% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në vend hynë rreth 1 milion e 287 mijë shtetas të huaj ose afro 27 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërsa për periudhën janar-shtator, rritja e hyrjeve të të huajve arriti në 4.9%, më e ulët kjo krahasuar me ritmin e regjistruar në muajt e mëparshëm.