Serbia është përfshirë sërish nga protestat masive, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentar të së dielës. Qindra mijëra studentë dhe mbështetës të kësaj lëvizjeje janë ngritur në protesta në Beograd, me synimin për të rrëzuar nga pushteti partinë e liderit veteran, Aleksandër Vuçiç. “Lista studentore”, një lëvizje pa lider, mblodhi në shesh mbi 150 mijë protestues, të cilët me thirrjen “Studentët po fitojnë”, kërkojnë t’i japin fund sundimit mbi 14-vjeçar të Partisë Përparimtare Serbe, një parti populiste e krahut të djathtë e udhëhequr nga Vuçiç. Këtë fundjavë, ata do të përpiqen të marrin pushtetin.