Kosova do të rrisë investimet në mbrojtje, me synimin kryesor anëtarësimin në NATO. Kryeministri Albin Kurti tha se, gjatë këtij mandati qeverisës, do të investojë mbi 1 miliardë euro në ushtri. “Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet priorite. 515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut. 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit, 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes”.