Top News – Vritet gazetari në Afganistan/ Po mbulonte përleshjet me Talebanët
16/07/2021 20:14

Agjencia e lajmeve Reuters tha se gazetari i saj, Danish Siddiqui, është vrarë duke mbuluar një përleshje midis forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë, pranë një vendkalimi kufitar me Pakistanin. Bashkë me të u vra edhe një oficer i lartë afgan. Sulmi ndodhi pranë një tregu në qarkun Spin Boldak. Siddiqui po përcillte forcat afgane që nga fillimi i kësaj jave në provincën jugore të Kandaharit. “Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i agjencisë Reuters, Michael Friedenberg, dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni. Siddiqui ishte pjesë e ekipit fotografik të Reuters-it, që fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2018 me fotografinë që dokumentonte krizën e refugjatëve Rohingya, në Mianmar. Siddiqui ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters qysh në vitin 2010. Ai, mes tjerash, ka mbuluar luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.

Top Channel/ I besuari i Trump, Todd Blanche zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së
08/08 22:54
Top Channel/ Vuçiç sfidon Putinin krah Zelenskyt: Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës
08/08 22:51
Top Channel/ Video që po bën xhiron e rrjetit. Mjekët mbrojnë me trup pacientin gjatë tërmetit
08/08 21:46
Top News – Raketat e Kievit që frikësuan Moskën / Rusia godet fabrikën e Flamingo-ve në Ukrainë
08/08 15:19
Top Channel/ Droni shpërthen mbi Bullgari, ra pranë gazsjellësit strategjik
08/08 15:17
Top Channel/ Hormuzi ngre çmimin e naftës, Brent 83.55 dollarë, luhaten bursat
08/08 15:17
Top Channel/ SHBA humbet 23 mijë vende pune, Fed përballet me dilemën e interesave dhe inflacionit
08/08 15:16
Top News – Nxjerr ushtrinë për të mbrojtur avokadot / ‘Kërcënohen nga kartelet’, Meksika merr masa
08/08 15:07
Top News – Droni shpërthen pranë gazsjellësit / Bullgaria në alarm, kaloi kufirin nga Rumania
08/08 15:02
Top News – ‘Shuplakë në fytyrë për Rusinë’ / Zelenski në Serbi, flet me aleatin e Putinit
08/08 15:01
Top News – Dronët ngrenë në këmbë Gjermaninë / Shihen mbi bazën ushtarake ku ruhen sistemet Patriot
08/08 15:00
Top News – Rrëke lave rrjedhin drejt detit…Pas Etna-s, shpërthen edhe Stromboli në Itali
08/08 14:08
Top News – Rusia, zgjedhje parlamentare në shtator / Partia e vetme kundër luftës fiton mbështetje
08/08 14:07
Top News – ‘Kanceri i Bidenit është përhapur’ / Djali i ish presidentit: Është në fazën e fundit
08/08 13:51
Top News – Muaji i yjeve që bien…Sytë nga qielli gjatë gushtit, edhe një eklips diellor
08/08 13:51
Top News – Trump gati të nisë shpimin për naftë / Greenlanda paralajmëron: Nuk kemi dhënë miratim
08/08 13:41
Top Channel/ Topi i Maradonës, 10 milionë dollarë, historia e Botërorit 1986 del në ankand
08/08 12:28
Top Channel/ Gjykata bllokon sallën e Trump, presidenti paralajmëron betejë në Gjykatën Supreme
08/08 12:28
Top Channel/ Etna mbyll qiellin e Siçilisë, hiri vullkanik ndal mbërritjet në Katania
08/08 12:28
Top Channel/ SHBA, 1 miliard USD për Kolumbinë, Uashingtoni mbështet presidentin e ri
08/08 12:24